Keni dhembje trupi? Ja simptomat që tregojnë se vuani nga kjo sëmundje misterioze

00:48 | 1 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Keni dhembje në të gjithë trupin dhe nuk e kuptoni pse? Kjo nuk është një lodhje e thjeshtë, por fibromialgia, një sëmundje misterioze që doktorët janë ende duke e studiuar.

Kjo është një çrregullim i sistemit muskulor dhe kërcënon gratë e moshuara. Por mund të preken edhe moshat nga 20-50 vjeç. Kjo sëmundje ka dhembje të patolerueshme dhe duhet të konsultoheni me mjekun.

Më poshtë do të shihni simptomat e kësaj sëmundjeje:

Ndiheni të lodhur dhe të ngurtë gjatë gjithë kohës.
Vuani nga pagjumësia.
Dhembja në disa vende të trupit është e padurueshme.
Keni shumë dhembje koke.
Periodat tuaja janë të sikletshme.
Ndjeni siklet në zorrë dhe gjatë urinimit.
Temperatura e trupit rritet pa asnjë arsye.
Keni mpirje, ënjtje, djegie në vende të ndryshme të trupit.
E keni të vështirë të përqendroheni dhe të kujtoni gjëra.
Jeni në gjendje shpirtërore të rënduar ose bini në depresion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme