Google ADS

Irlandë e Veriut – Shqipëri, ndeshja eliminatore mbyllet me golin e shënuar në fund

23:38 | 31 Gusht 2017
Arbresh.info

Shqipëria U-21 i ka nisur kualifikueset e Europianit me një humbje të pësuar në fund në transfertë me Irlandën e Veriut, teksa trajneri Alban Bushi nuk kishte në dispozicion lojtarë të rëndësishëm.

Ramadani, Bytyqi dhe Seferi munguan për shkak dëmtimesh, ndërkohë që Endri Çekiçi nuk u pajis në kohë me vizë dhe nuk mundi të ishte gati për këtë takim.

Gjithsesi kuqezinjtë u përpoqën maksimalisht për të dalë me pikë nga kjo ndeshje, por një penallti e akorduar në minutat shtesë solli golin e avantazhit për vendasit.

Ndërhyrja e Bares ndaj Smyth u konsiderua e gabuar nga gjyqtari i takimit dhe mesfushori mori kartonin e dytë të verdhë. Nga pika e bardhë e 11-metërshit Donelli u tregua i saktë dhe 1-0. Kohë nuk ka më dhe fitorja shkoi për Irlandën e Veriut.

Image may contain: 5 people, stadium, grass and outdoor

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme