Para se ta vëni maskarën, do të ishte mirë që qerpikët t’i keni të fortë dhe të shëndoshë Një përkujdesje me themel dhe e rregullt është e domosdoshme, meqë asnjë grim nuk mund t’i mbulojë të gjitha të metat e qerpikëve të thatë, të dëmtuar dhe të çarë
GJITHMONË DUHET HEQUR GRIMIN NË MBRËMJE
Kurrë mos harroni ta hiqni grimin në mbrëmje, bile edhe kur të jeni tepër të lodhura. Copat e thara të grimit mund ta dëmtojnë strukturën e butë të qerpikëve dhe ta rrisin rënien e tyre, gjë që me siguri nuk e dëshironi.
HIQENI GRIMIN ME PREPARATE KUALITATIVE
Mënyra më e shpejtë dhe më e sigurt e heqjes së grimit, është duke përdorur heqësin dyfazor të grimit, i cili do ta largojë edhe grimin më të fortë, rezistentë në ujë. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, atëherë mund të përdorni edhe losionin për heqjen e grimit. Falë strukturës kremoze, ky produkt në mënyrë efikase e heqë maskarën, duke mos e irrituar lëkurën. Nuk duhet bërë tepër presion, e as nuk duhet fërkuar.
ME ANË TË VAJRAVE NATYRORE PËRSHPEJTOJENI RRITJEN E QERPIKËVE
Rritja e qerpikëve mund të përshpejtohet duke përdorë preparate të ndryshme, sikur që janë vajrat e shumta natyrore. Qerpikët preferojnë kur t’i zhytni në vaj të ullirit, apo të kokosit, por eliksir i vërtetë është vaji i ricinit. Vendoseni gjatë natës, pasi që ta keni hequr grimin mirë e mirë. Qerpikët tuaj do të rigjenerohen dhe do të jenë më të dendur.
ME RËNDËSI ËSHTË USHQIMI
Sikur që edhe gjendja e lëkurës, flokëve dhe thonjve, rëndësi ka të ushqyerit adekuat, kështu edhe për pamjen dhe shëndetin qerpikëve këtë rol e luajnë vitaminat dhe mineralet, sidomos vitaminat A, D, B, di dhe thartirat e pangopura yndyrore, sikur p.sh. omega-3.
DHE, NË FUND, MASKARA E MIRË
Përzgjidheni dhe vendoseni maskarën, e cila do ta theksojë vëllimin shtesë të qerpikëve të gjatë, të fortë dhe të mirëmbajtur.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit