Përderisa Donald Trump u ka premtuar familjarëve të viktimave dhe personave të prekur nga stuhia tropikale Harvey se do të marrim të gjitha ndihmat e nevojshmë, disa republikanë kanë sugjeruar shkurtimin e fondit të fatkeqësive prej 1 miliardë dollarësh, në mënyrë që të kursehet për t’u paguar muri kufitar me Meksikën.
Disa republikanë kanë sugjeruar zvogëlimin e 876 milionë dollarëve nga llogaria e ndihmës për fatkeqësi të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave Federale (FEMA) në vitin e ardhshëm fiskal, shkruan Independent, transmeton portali arbresh.info
Sipas tyre ky shkurtim i fondit do të ndihmonte në ndërtimin e murit kufitar me Meksikën, që është sugjeruar nga Presidenti Trump.
Propozimi është përfshirë në faturën federale të shpenzimeve që Kongresi duhet të kalojë deri në fund të muajit të ardhshëm.
Javën e kaluar, Trump kërcënoi të mbyll fondet qeveritare për të ndërtuar ‘murin e tij’. Presidenti ka sugjeruar gjithashtu një prerje prej 600 milion dollarësh në programet shtetërore dhe lokale të FEMA-s, si pjesë e propozimit të tij të buxhetit 2018.
Por, pasi vendi u godit nga një stuhi e tmerrshme, Trump ka premtuar se do të bëjë gjithçka që të prekurit nga uragani Harvey të marrin ndihmat e duhura./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...