Google ADS

Viti i ri shkollor me plan-program të ri, por me tekste të vjetra

21:37 | 31 Gusht 2017
Arbresh.info

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme vitin e ri shkollor do ta nisin me plan-program të ri, por me po të njëjtat tekste, të cilat vazhdojnë të kritikohen për gabime të shumta teknike, pasaktësi shkencore, të meta në përmbajtje e prani të paragjykimeve e stereotipeve.

Vërejtje për përmirësime të pakta për këtë, Ministria kishte marrë edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, raporton KTV.

Njohës të arsimit hedhin kritika të shumta në adresë të kësaj ministrie, e cila, sipas tyre, as këtë vit nuk e ka bërë rishikimin e teksteve.

Rinor Qehaja konsideron se është jashtëzakonisht për keqardhje fakti se rreth 40 për qind e përmbajtjes së librave është e panevojshme.

Jo vetëm ndryshimin e disa teksteve shkollore, por largimin e tërësishëm të tyre, po e kërkon njohësi tjetër Shkëlzen Gashi.

Sipas tij, nëse Ministria e Arsimit nuk ndërmerr asgjë për botimin e librave të rinj, rezultati i PISA-s do të jetë edhe më i keq se ai i vitit të kaluar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme