Sekretari i Mbrojtjes ,James Mattis, ka deklaruar se ka nënshkruar urdhërin për dërgimin e më shumë trupave ushtarake në Afganistan.
“Po, e kam nënshkruar urdhërin, por nuk është i plotë. Me pak fjalë, unë kam nënshkruar urdhërin për disa trupa që do të shkojnë, por ende jemi duke i identifikuar specifikat”, tha Marris para gazetarëve në Pentagon, transmeton portali arbresh.info
Njoftimi për dërgimin e trupave shtesë në Afganistan u dha në fillim të muajit nga Presidenti Trump.
Mattis nuk ka dhënë detaje se sa trupa do të dërgohen dhe se kur do të bëhet nisja e tyre.
Forcat shtesë do të bashkohen me 11 mijë trupat që ndodhen në Afganistan./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet