Google ADS

Sali Berisha njofton se zjarr i madh ka kapluar malin e Munellës

20:53 | 31 Gusht 2017
Arbresh.info

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka njoftuar se në Pukë ka rënë një zjarr i madh. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha shprehet se zjarri ka rënë në masivin pyjor të Munellës dhe po përhapet me shpejtësi, i ndihmuar nga era.

Ish-kryeministri shkruan se Mali i Munellës njihet si streha e rrëqebullit të Ballkanit.

Berisha njoftoi se kreu i Bashkisë ka kërkuar ndërhyrjen me helikopterë.

Postimi i plotë i Sali Berishës në Facebook:

Pukë, zjarr i madh në masivin pyjor të Munellës, rrezikohet rrëqebulli i Ballkanit!

Një zjarr i madh që ka rënë në masivin pyjor të Munellës po përhapet me shpejtësi i ndihmuar nga era.

Kryetari i bashkisë ka bërë thirrje për të futur në veprim, helikopterët.

Mali i Munellës njihet si streha e rrëqebullit të Ballkanit. sb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme