Nga sallonet mundane, në kampin e internimit në Kavajë, atje ku humbi njërën prej vajzave në moshë të re e ku kaloi ditët e fundit të jetës së saj.
Kjo grua e hijshme e aristokrate, quhet Hadije Vrioni. Ishte bashkëshortja e Eqrem bej Vlorës. Ishte zgjidhja: “me mend e jo me zemër” në jetën e Eqerem Bej Vlorës, veprimtar i çështjes shqiptare, diplomat, politikan, shkrimtar dhe historian shqiptar.
Kjo fotografi e Hadije Vrionit, është realizuar në një mbrëmje aristokratësh në Vjenë, ku ajo u zgjodh si më e bukura. Është nga të rrallat fotografi të saj të publikuara që vjen si një dëshmi nga jeta thuajse e panjohur e Eqrem bej Vlorës. Hadija ishte e bija e Salih Pashë Vrionit dhe mbesa e Kahreman Pashë Vrionit (themelues i qytetit të Fierit). U martua me Eqerem Bej Vlorës në vitin 1925: “Ishte një martesë me mendje dhe jo me dashuri, por një zgjedhje e qëlluar dhe fatlume”, e përshkruan Eqerem bej Vlora në kujtimet e tij.
Një tjetër grua kishte qenë shumë e rëndësishsme në jetën e tij. Ishte Amelia Von Godi. Sipas kujtimeve të Eqerem bej Vlorës, Amali von Godin lindi në 7 mars 1882 në Bavari dhe ishte pinjolle e një familje aristokrate. Ajo erdhi në Shqipëri në vitin 1908 për t’iu përkushtuar studimit të gjuhës dhe traditave të Shqipërisë. Në këtë kohë u njoh me Eqerem bej Vlorën dhe ra në dashuri. Ishte pikërisht feja myslimane, e cila pengoi që dashuria e tyre e bujshme të kurorëzohej me martesë. Eqerem Bej Vlorën e ndalonte familja e tij myslimane vlonjate.
Kështu, në jetën e Eqerem Bej Vlorës erdhi Hadija, vajza e bukur e familjes së Vrionëve. Për shkak të zhvillimeve politike në Shqipëri, me ardhjen e komunistëve në pushtet, Eqerem bej Vlora u nis për mërgim. Por, para se të nisej drejt Italisë, të shoqen dhe të bijat i çoi tek e motra, e shoqja e Eqrem bej Libohovës. E vogla ndër dy vajzat e Eqerem bej Vlorës, ishte 11 muajshe, kur u largua i ati, ndërsa e madhja 12 vjeç. Jetuan nën persekutimin komunist bashkë me të ëmën Hadijen duke lëvizur në vende të ndryshme internimi të përcaktuara nga regjimi. Vajzat e Eqerem bej Vlorës mundën të kryejnë vetëm shkollimin e mesëm dhe më pas punuar si punëtore krahu. Njëra prej tyre vdiq e re, ndërsa nëna e tyre, Hadija, e shoqja e Eqrem beut, vdiq më 1984 në kampin e internimit në Kavaj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...