Google ADS

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës tallet me padinë e PDK-së

19:42 | 31 Gusht 2017
Arbresh.info

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja, përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me kallëzimin penal të bërë kundrejt tij nga ana e degës së PDK-së në Prishtinë.

“Hartuesi i kallëzimit dhe porositësit e tij, pa u ndalur në vërtetësinë e tij, nuk e kanë parasysh që pseudo-faktet e prezantuara, para së gjithash nuk i korrespondojnë periudhës kohore që unë jam në funksion” – ka shkruar mes tjerash Vllahinja.

Ai po ashtu shtoi se PDK-ja përmes kësaj padie synon zbehjen e vlerësimeve pozitive për punën e ekipit dhe bashkëpunëtorëve, duke qenë se, sipas tij, jemi edhe në periudhën kohore para zgjedhjeve dhe për faktin se ai do të jetë kandidat për Kuvendin Komunal të Prishtinës.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme