Gjatë javës së ardhshme pritet të mbahet seanca e shtatë konsituive, e ngelur peng qysh nga data 3 gusht. Ndonëse është thënë se kjo seancë do jetë fundi i bllokadës institucionale, asnjë marrëveshje mes subjekteve politike nuk është arritur.
Gjatë ditës së djeshme zyrtarë të AKR-së kanë deklaruar se me PAN-in do hynin në koalicion vetëm nëse bëhet fjalë për qeveri gjithëpërfshirëse, në të kundërtën jo.
Ndërsa, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, në një prononcim për Indeksonline shprehi dëshirë për një qeveri më të gjerë, por kurrsesi gjithëpërfshirëse.
Sipas tij, Kosova ka nevojë edhe për pozitë edhe për opozitë.
“Konsideroj se duhet të jetë një qeveri ndoshta pak më e gjerë por jo qeveri gjithëpërfshirëse, sepse Kosovës konsideroj se duhet edhe një qeveri e fortë, që do të jetë një qeveri e fortë e PAN-it në krye me zotin Haradinaj dhe Veselin kryetar të parlamentit dhe të njejtën kohë Kosovës i duhet edhe një opozitë”, tha Beqa.
I pyetur se kur do të mbahet seanca e radhës dhe çfarë pret PAN-i nga kjo seancë, Beqa sa i përket seancës tha se do të mbahet në javën e parë të shtatorit.
Sipas tij, në po këtë seancë do të ndodhë votimi i kryeparlamentarit, që është Kadri Veseli, me kryemoiistër Ramush Haradinaj.
“Konsideroj se është punë e kryer edhe zgjedhja e kryetarit të kuvendit edhe të qeverisë. Në bazë të informative që I kemi do të votohen. Negociatat i kanë bërë liderët e partive dhe mandatari për kryeministër zoti Haradinaj dhe në bazë të këtyre informative kjo është qështje e mbyllur dhe qeveria do të formohet në pjesën e parë të shtatorit”, shtoi tutje Beqa
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...