Zbulohet më në fund data e lansimit të iPhone 8

18:58 | 31 Gusht 2017
Arbresh.info

Duket se data e lansimit të tipit më të ri të iPhone është caktuar.

Pas muajve të thashethemeve, rrjedhjeve dhe spekulimeve Apple më në fund duket se është gati të zbulojë iPhone 8, transmeton portali arbresh.info

Firma amerikane e teknologjisë posa ka dërguar ftesat për ngjarjen madhore, që besohet të jetë edhe lansimi i tipit më të ri në Cupertino, Kalifornia.

Zbulimi i madh do të mbahet më 12 shtator në selinë e re të Apple.

Ndërtesa rrethore gjigante e quajtur Apple Park, përmban një teatër të ndërtuar sipas themeluesit të Apple Steve Jobs – dhe aty është vendi ku firma e teknologjisë amerikane do të zbulojë të gjitha./arbresh.info/

apple-iphone-8-1051258

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme