Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjimin publik me qytetarë të fshatrave Pastasellë, Senoc, Koznik dhe Potok për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018
Komuna e Rahovecit, përmes Komitetit për Politik dhe Financa (KPF), po vazhdon mbajtjen dëgjimeve publike me qytetarë dhe gjatë ditës së sotme dëgjimi publik është mbajtur me qytetar të fshatrave Pastasellë, Senoc, Koznik dhe Potok.
Siç njofton Komuna e Rahovecit, drejtori për Buxhet dhe Financa, Lulzim Sylejmani ka thënë se është bërë një balansim sa i përket investimeve kapitale dhe ky balansim i këtyre investimeve ka munguar në të kaluarën. Sylejmai ka thënë po ashtu se buxheti për vitin 2018 është 13.444.770 euro dhe ky buxhet sigurisht që do të ndahet duke u bazuar edhe në kërkesat të cilat në do t’i marrin nga qytetarët.
Për projektet e realizuara në këto fshatra dhe problemin të cilin e kanë qytetarët e fshatit Pastasellë foli Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publik edhe i cili tha se ashtu siç e dini edhe ju janë bërë investime, por ne e dimë që ka nevojë për investime të tjera dhe sigurisht që do të ketë investime në infrastrukturë dhe projekte tjera. Kurse për ujin e pijes për fshatin Pastasellë tha se janë evituar të gjitha problemet të cilat kanë qenë në projektin i cili është realizuar gjatë vitit 2013 dhe bazeni i cili do të furnizojë me ujë këtë fshat është mbushur me ujë dhe shpejt do të filloj vendosja e shtyllave elektrike që e dërgojnë rrymën tek pompat të cilat do të furnizojnë bazenin tjetër i cili është mbi fshat dhe më pas nga ky bazën do të furnizohen me ujë të pijes banorët e fshatit Pastasellë.
Kërkesat e qytetarëve ishin: vazhdimi i kubëzimit të rrugëve, rregullimi i rrugëve fushore, krijimi i hapësirave të gjelbuara publike dhe zgjerimi i kanalizimit.
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...