Burrat janë katër herë më të prirur që të vdesin nga sulmi në zemër nëse kjo ndodh gjatë marrëdhënieve seksuale.
Hulumtuesit kanë zbuluar që vetëm një në tetë viktima kanë mbijetuar nëse kanë pësuar sulm në zemër gjatë çuarjes së dashurisë krahasuar me gjysmën e viktimave të tjera të cilat ishin rikuperuar.
Dr. Ardalan Sharifzadehgan nga spitali European Georges Pompdiou në Paris të Francës, i cili prezantoi këto gjetje, vlerësoi regjistrimet e 3 mijë e 28 personave të cilët kishin pasur sulm në zemër.
Nga këta, 246 kishin qenë duke bërë aktivitete fizike kur zemra e tyre kishte ndalur, 17 prej të cilëve kishin qenë duke bërë seks.
Ata thanë se arsyeja pse ndodh kjo është sepse partnerëve iu merr shumë kohë që t’i thirrin shërbimet e emergjencës, pasi që sa herë që shtyhet një minutë, gjasat për të shpëtuar reduktohen në 10%.
“Partnerët janë të shokuar, nuk dinë si të reagojnë”, tha Dr. Sharifzadehgan.
“Burri është i zhveshur, ajo është e zhveshur, ndoshta janë të frikësuar që t’i thirrin fqinjët”, përfundoi ajo.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...