Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar tetë ankesa për tërheqje nga lista e kandidatëve që kanë të bëjnë me zgjedhje lokale. Mulë Desku, kryetar i Sekretariatit të PZAP-it tregoi të enjten për Express se nga krejt këto ankesa që janë drejtuar në këtë institucion, kandidatët janë të subjekteve dhe komunave të ndryshme.
“Në PZAP nga kandidatët për Asamble Komunale janë dorëzuar 8 ankesa për tërheqje nga Lista e Kandidateve. Kandidatet janë të subjekteve dhe komunave të ndryshme. PDK-Komuna Junik, LVV – Komuna Lipjan, AAK – Komuna Lipjan, Lista Serbe- Komuna Mitrovicë e Veriut, Iniciativa Qytetare SDP Oliver Ivanovic Leposavic, Iniciativa Qytetare për Shqiptarët e Kllokotit Komuna e Kllokotit, Partia Social Demokrate SDP Pejë, AKR- Shtime”, ka sqaruar Desku.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi 91 subjekte politike, nga to 35 parti politike dhe një koalicion, 30 nisma qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave, për Zgjedhjet Komunale që do të mbahen më 22 tetor. Afat shtesë deri të dielën iu dha partive politike në Vushtrri për dorëzimin edhe të katër kandidatëve për asamblistë.
Ndërkaq sa i përket përfundimit të afatit për këto ankesa, Mulë Desku nga PZAP tha se ky afat përfundon dy ditë para hedhjes së shortit për zgjedhje, derisa hedhja e këtij shorti bëhet me datën 06 shtator.raporton express
Nga ana tjetër, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka tha se Këshilli Gjyqësor ka marrë vendim që të verifikojë në shtatë gjykatat themelore të Kosovës nëse ka kandidatë të cilët tri vitet e fundit janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm në ndonjë gjykatë në vend
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...