Google ADS

Raca pyetë Shpend Ahmetin: Cili premtim nga fusha e artit është realizuar në Prishtinë

16:48 | 31 Gusht 2017
Arbresh.info

Kandidati për asamblist në Komunën e Prishtinës nga Nisma për Kosovën Sunaj Raca përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka pyetur se çfarë është bërë në Komunën e Prishtinës për fushën e artit, shkruan arbresh.info

Racaj i cili me profesion është aktor ka bërë një listë të premtimeve që i ka bërë Shpend Ahmeti të cilat nuk janë realizuar për katër vite.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:

Cilat nga këto premtime u përmbushen ne Prishtinë

  1. Zhvillimi i bibliotekave ekzistuese dhe hapja e bibliotekave te reja,
  2. Restaurimi dhe promovimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, historike dhe arkeologjike,
  3. Shtrirje e decentralizuar e qendrave multimediale në çdo lagje dhe fshat,
  4. Regjistrimi, mbështetja dhe promovimi i artistëve
  5. Zhvillimi teatror lokal
  6. Zhvillimi kinematografik në nivelin lokal

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme