Në ditët në vijim në Tiranë pritet të mbërrijnë agjentë sekretë të NATO, por dhe të CIA, FBI dhe agjenturave të tjera të shteteve që do të jenë pjesëmarrëse. Në vend do të ketë kontrolle për pajisje përgjimi, nga frika se shtetet rivale, grupe terroriste apo persona të caktuar mund të spiunojnë bisedat mes krerëve të ushtrive.
Po ashtu, pritet të ketë kontrolle dhe për mundësinë e spiunëve të huaj dhe rrjeteve terroriste. Vendet anëtare të NATO u tremben sulmeve të ndryshme terroriste apo ngjarjeve të tjera, që mund të jenë rrezik për ta.
Përveç se të gjithë personalitetet që do vinë do të jenë të shoqëruar me shërbimet e tyre të sigurisë, policia shqiptare, ushtria dhe SHISH do të kenë pranë tyre agjentë të NATO, FBI, CIA dhe shërbimeve të tjera që do të koordinojnë të gjitha planet për mbarëvajtjen e evenimentit që do të mbahet për dy ditë. Mësohet se do të ketë disa takime mes krerëve të policisë, ushtrisë apo SHISH për këtë çështje. Pritet të ngrihen disa grupe shoqërimi, që do të bëjnë shoqërimin e të gjithë personaliteteve nga aeroporti i Rinasit. Mësohet se në ajër do të ketë helikopterë që patrullojnë, ndërsa agjentë sekretë do të jenë nëpër rrugë. Po ashtu Tirana do të paralizohet, pasi shumë rrugë do të bllokohen.
Përveçse do të ketë një prezencë të shtuar të policisë, ushtrisë dhe agjencive të huaja ligjzbatuese, në Tiranë do të instalohen dhe pajisje të ndryshme identifikimi apo gjurmimi. Aktiviteti pritet të mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe aty do të ketë urë kontrolli dhe skaner për çdo person që hyn dhe del aty. Çantat dhe çdo gjë tjetër do të kontrollohet, ndërsa nuk do të lejohet askush i pa akredituar. Në zona të caktuara të Tiranës do të ketë aparatura speciale për kontrollin e valëve të celularit apo ndalimin e çdo përgjimi. E njëjta gjë do të ndodhë dhe nëpër hotelet ku do qëndrojnë personalitete, ku dhe aty do ketë ura kontrolli, verifikim të personave që hyjnë dhe dalin si dhe do të ketë pajisje të tjera që do ndihmojnë forcat e rendit.
Ende nuk kanë dalë detaje nga takimi në fjalë, por aty pritet që të marrin pjesë personalitete të politikës shqiptare, nga Presidenti, te ministri i Mbrojtjes dhe Kryeministri. Në fokus padyshim do jenë lufta ndaj terrorizmit por dhe kërcënimi rus. Shqipëria është ndër vendet e origjinës për ushtarë të ISIS dhe është në vëzhgim, ndërkohë që SHBA ka dhënë prej kohësh alarmin për ndikimin rus. Kjo është hera e dytë që në vendin tonë zhvillohet një aktivitet kaq i rëndësishëm.
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...