Google ADS

Fillon afati për ankesa në KQZ

14:52 | 31 Gusht 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot 91 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të tetorit.

KQZ-ja vendosi që partive politike në Vushtrri t’u mundësohet të sjellin edhe nga katër kandidatë për Kuvendin Komunal.

Afati 24 orësh për ankesa fillon sot, në orën 16: 00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi 91 subjekte politike, nga to 35 parti politike dhe një koalicion, 30 nisma qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave, në Zgjedhjet Komunale që pritet të mbahen më 22 tetor.

Anëtarët e KQZ-së, kërkuan që listat me kandidatë për kryetarë të komunave të publikohen në ueb faqen e KQZ-së, me qëllim të transparencës.

Betim Gjoshi, nga PDK, kërkoi që të verifikohen kandidatët nëse ka ndonjë nga ta që ka problem me ligjin.

Të njëjtën kërkesë pati edhe anëtari nga radhët e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i cili tha se publikimi i listave të bëhet në mënyrë të veçantë për secilën komunë me kandidatin për kryetar dhe asamblistë.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se Këshilli Gjyqësor ka marrë vendim që të verifikojë në shtatë gjykatat themelore të Kosovës nëse ka kandidatë të cilët tre vitet e fundit janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm në ndonjë gjykatë në vend.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme