Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Kurban Bajramit. Ai ka thënë se mesazhi më i rëndësishëm është të daum njëri tjetrin.
“Kjo festë e veçantë myslimane përcjell shumë mesazhe tek besimtarët dhe unë besoj se mesazhi më i rëndësishëm aktualisht është që të duam njëri tjetrin, që të bashkuar dhe përkushtuar të ecim përpara, të lëmë anash mëritë dhe mosmarrëveshjet, në mënyrë që të ndërtojmë një jetë më të mirë për të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe çfarëdo tjetër qoftë”, thuhet në urimin e Bahtirit.
“Besoj të dashur qytetarë dhe drejtues të fesë myslimane, se duke mposhtur egoizmin dhe dukuritë tjera të dëmshme në shoqërinë tonë, që nuk përkojnë me mësimet e Kuranit, ne gjithmonë synojmë barazinë, vëllazërimin, paqen, begatinë, që janë në themel të të kuptuarit të Kurban Bajramit. Shpresoj dhe uroj që kjo ditë të sjellë në të gjitha sofrat e myslimanëve më shumë të mira shpirtërore, begati e mirëqenie”, ka përfunduar urimi i tij./arbresh.info/
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...