Google ADS

Modeles kosovare i vjedhin karrocën e bebes, gjen hajnen dhe e publikon në rrjetet sociale (FOTO)

14:01 | 31 Gusht 2017
Arbresh.info

Ish modelja shqiptare, Saranda Shala përmes rrjeteve sociale ditë më parë kishte lajmëruar se i kishin vjedhur karrocën e djalit të saj në kryeqytet.

Vetëm pak ditë më pas, bukuroshja ka zbuluar se e ka gjetur karrocën dhe hajnen që i ka vjedhur atë, shkruan GazetaExpress.

Madje ajo ka publikuar edhe një fotografi të kësaj gruaje që tashmë shëtitej në qytet me karrocën e vjedhur.

Saranda tutje ka zbuluar se megjithëse e ka dërguar në polici, ka kërkuar që gruaja të mos akuzohet për hir të fëmijës së saj dhe festës së Bajramit.

Ndryshe Saranda Shala është ndër modelet me të suksesshme të pasluftës në Kosovë dhe është ndër mamatë më seksi të skenës.

21106672-10159155172315398-2941899519322680430-n_1504179909-5492232

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme