Google ADS

Deputeti i LDK-së, pagën e parë ua dhuron familjeve në nevojë

13:31 | 31 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka vendosur që pagën e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës t`ua dhurojë familjeve në nevojë.

Ky është postimi i tij në Facebook:

“Dje ishte dita kur më doli paga e parë e deputetit prej 1300 €. Sot , në vigjilje edhe të festës së Kurban Bajramit kam vendos që kjo pagë të ju kthehet qytetarëve në nevojë. Në konsultim me Petrit O. Hoxhaj dhe Artan Hoxha kemi identifikuar nje familje me ardhura të uleta i cili ka në proces ndërtimin e shtëpisë i cili do përfitoj 500 €. Shuma e mbetur do ndahet për 19 familje të perzgjedhura me kujdes në shuma nga 20 deri 50€. Për shkak të diskrecionit nuk do postoj as emra as foto dhe nuk do ia dorezoj asnjërit shumën personalisht por permes miqëve të lartëcekur. Urime ju qoftë Kurban Bajrami ketyre familjeve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”./arbresh.info.

avdyll-780x439

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme