Google ADS

Alexis Sanchez kryen testet mjekësore te klubi i ri

11:38 | 31 Gusht 2017
Arbresh Info

Bazuar në gazetën suedeze ‘Aftonbladet’, sulmuesi Alexis Sanchez i Arsenalit tashmë ka finalizuar testet mjekësore te Manchester City.

Sugjerimet që Alexis Sanchez është rikthyer në Angli këtë javë vazhdojnë të qarkullojnë derisa thuhet se lojtari ka marrë leje nga përfaqësuesja e Kilit për tu larguar nga detyra në mënyrë që të kryej “biznes”, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në gazetën e lartpërmendur, Alexis Sanchez ka qenë në Institutin e Shëndetësisë të Manchesterit të mërkurën për të kryer testet mjekësore.

Diçka e tillë duhet e çuditshme, por duke konsideruar merkaton e transferimeve verore në vitin 2017, gjithçka mund të ndodhë./arbresh.info/

https://twitter.com/sportbladet/status/903176895965138944

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme