Anësori i Valencias, Nani ka arritur në Romë para finalizimit të transferimit te Lazio, megjithëse natyra e marrëveshjes mbetet ende e panjohur.
Raportet në Spanjë, përfshirë gazetën ‘Marca’ dhe ‘Diario AS’, pohojnë që anësori portugez është transferuar në Serie A në formë huazimi, përfshirë opsionin për blerje në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
30-vjeçari iu bashkua Valencias një vit më parë pas largimit nga Fenerbahce për 8.5 milionë euro dhe raportohet se kishte rënë dakord për një pagë dukshëm më të vogël për transferim te Mestalla.
Nani, i cili shënoi pesë gola dhe krijoi tetë asistime brenda 25 ndeshjeve në ligë sezonin e kaluar, është aktualisht i lënduar./arbresh.info/
Përplasen automjetet në Vlorë, dy të lënduar
FDH:Vetëm 74 persona janë dënuar për krimet e kryera gjatë l...
Real Madrid dhe Milan publikojnë formacionet zyrtare
Në një seancë të mbyllur, Qeveria e RMV-së vendos për ndihmë...
Zhegrova starton ndaj Juventusit
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...