Skuadra kombëtare e Argjentinës ka arritur në Montevideo ku ylli i Barcelonës, Lionel Messi, dhe bashkëlojtarët e tij do të luajnë kundër Uruguait në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në Kampionatin Botëror.
Një numër i madh njerëzish ishin mbledhur para hotelit për të përshëndetur lojtarët e Argjentinës si dhe për të bërë edhe ndonjë foto me disa yje, transmeton portali arbresh.info. Një gjë të tillë e kishte në plan edhe një tifoz i ri që fshehurazi kaloi sigurimin dhe iu afrua për një foto Messit.
Një anëtar si ekipit të sigurimit reagoi menjëherë duke larguar fëmijën nga superylli i Barcelonës, por Messi ishte kundër keqtrajtimit ndaj tij dhe e ftoi sërish djaloshin në skuadër.
Messi përshëndeti të riun që shpenzoi disa sekonda duke diskutuar me idollin e tij para se të largohet me lot në sy.
Me siguri ata ishin lot gëzimi./arbresh.info/
Shikoni videon:
https://twitter.com/luchogarzo/status/902968956293705729
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...