Ish mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso beson që kampioni spanjoll dhe evropian është në gjendje të fitoj gjashtë trofe në sezonin 2017-18.
“Është e komplikuar por jo e pamundur. Mund të bëhet”, ka thënë Alonso për gjashtë trofetë, transmeton portali arbresh.info.
“Madridi është duke udhëheq në gjithë botën. Nëse ne i shikojmë se si kanë luajtur në katër vitet e fundit dhe si duket skuadra, ata mund të merren si një pikë referimi në çdo mënyrë, si në Evropë ashtu edhe në botë”, vazhdoi ai.
“Asnjëherë nuk e dini se sa larg do të shkoni por gjërat duken mirë. Zinedine Zidane ka fituar vendin e tij me plotë meritë me atë se si ka qenë në gjendje të menaxhojë gjithçka. Ai e fitoi La Ligan të cilën klubi nuk ka qenë në gjendje ta fitojë së fundmi atë dhe e meritoi ta bënte atë. Trajektorja e tyre është shumë e mirë”
“Ata kanë fituar tre nga katër titujt [në Ligë të Kampionëve], gjë që nuk është e keqe. I gjithë komuniteti madrilenë është shumë i ngazëllyer dhe e ndjenjë që ata mund të arrijnë edhe më shumë”
“Të tjerët mendojnë që mund t’i japin fund por Real Madridi është në një nivel më të lartë se të gjithë për momentin dhe me lojtarët e rinj, ata nuk do të ndalen duke u bërë gjithnjë e më të mirë”, shtoi Alonso.
Skuadra e Zinedine Zidanes është favorite për të mbrojtur titullin në La Liga dhe kurorën në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës