Sipas të dhënave zyrtare më të fundit, papunësia në Turqi u realizua në nivelin 10,2 për qind në maj 2017.
Kjo shkallë, e cila ishte rreth 13 për qind në janar të këtij viti, demonstroi një rënie prej 2,8 pikësh brenda një harku kohor 5-mujor.
Numri i të papunëve në Turqi ishte 3 milionë e 985 mijë në muajin e parë të 2017-s, kurse në maj ra në 3 milionë e 225 mijë.
Pra, numri i të papunëve në Turqi pësoi një rënie me 760 mijë persona që nga fillimi i vitit deri në fund të muajit të 5-të. Kjo rënie e konsiderueshme e shkallës së papunësisë brenda vitit është e pamundur të neglizhohet.
Krahas rënies së papunësisë, në Turqi bëhet fjalë gjithashtu për një rritje të pjesëmarrjes në fuqinë punëtore.
Në maj të vitit të kaluar, fuqia punëtore numëronte 30 milionë e 763 mijë persona, ndërsa në 2017-n arriti në 31 milionë e 713 mijë duke regjistruar rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të 2016-s.
Rrjedhimisht, fuqisë punëtore në Turqi i janë shtuar afro 1 milion qytetarë brenda një viti.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...