Dietat e ulëta në yndyrë mund të rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme me një të katërtën, ka zbuluar një studim afatgjatë.
Studimi i publikuar së fundmi tek revista “The Lancet”, ku u përfshinë 135 mijë të rritur, zbuloi se njerëzit që heqin dorë nga yndyrat jetojnë më pak se ata që konsumojnë gjalpë, djathë dhe mish.
Ky studim bie në kundërshtim me udhëzimet e ekspertëve të shëndetësisë për të reduktuar yndyrat: NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Britani) rekomandon mos të konsumoni shumë yndyra të ngopura sepse rrisin nivelet e kolesterolit dhe mund të shkaktojnë probleme me zemrën.
Personat që heqin dorë nga yndyrat priren t’i zëvendësojnë ato me produkte të larta në karbohidrate si buka, makaronat apo orizi. Kështu ata humbasin lëndët ushqyese më të rëndësishme.
Dietat e pasura në karbohidrate janë ndër më të pashëndetshmit.
Sipas këtij studimi të fundit, njerëzit që konsumojnë vakte të përpunuara dhe të pasura në sheqer janë 28% më shumë të rrezikuar që të kenë një vdekje të parakohshme.
Studimi kanadez, i bazuar tek studimet e kryera në 18 shtete të ndryshme, do të prezantohet gjatë Kongresit të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë që do të zhvillohet në Barcelonë.
Hulumtuesi shkencor dr. Andrew Mente, nga Universiteti McMaster, thotë se është më e shëndetshme nëse 35% e kalorive merren nga yndyrat.
Sipas tij, personat që marrin 60% të kalorive nga karbohidratet janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme.
Me pak fjalë: Mos hiqni dorë tërësisht nga yndyrat dhe përpiquni të kufizoni karbohidratet dhe ushqimet e përpunuara. Në udhëzimet e NHS thuhet që meshkujt duhet të marrin maksimumi 30 g yndyra të ngopura në ditë ndërsa femrat vetëm 20 g.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...