Google ADS

Trump kërkon t’i ipet fund krizës së Katarit

00:39 | 31 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë një bisede telefonike me Mbretin saudit, ka kërkuar që gjindet një zgjidhje diplomatike mbi krizën e Katarit.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Presidenti Trump ka kërkuar që t’i ipet fund krizës që ka përfshirë disa vende të Gjirit, transmeton portali arbresh.info

Arabia Saudite, së bashku me Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin kanë ndërprerë lidhjet politike dhe tregtare me Katarin që nga qershori i këtij viti, sepse sipas tyre Doha mbështët armikun më të madh në rajon, Iranin dhe ekstremistët islamikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme