Mats Hummels është qortuar nga menaxhmenti i përfaqësueses së Gjermanisë pasi e ka publikuar një video duke kërcyer nga një ballkon në një pishinë, vetëm pak ditë para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.
Mbrojtësi gjerman e ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për t’u treguar të gjithëve për veprimin e tij të rrezikshëm.
“Duket shumë më spektakolare saqë është në të vërtetë”, ka shkruar Hummels në përshkrimin e videos duke ia bashkuar hashtagun “Mos e provoni këtë në shtëpi”.
Edhe pse 28-vjeçari ka kërcyer në këmbë, fansat e kanë këshilluar të ketë më shumë kujdes, ndërsa stafit të kombëtares gjermane nuk i ka bërë aspak përshtypje.
“Do të ishte më keq po të kishte kërcyer në kokë”, ka thënë menaxheri ekipor i Gjermanisë, Oliver Bierhoff, shkruan Telegrafi.
“Ne nuk jemi policë të rrjeteve sociale, por do ta qartësojmë se ai duhet të jetë një shembull. Mats është duke reflektuar për këtë gjë dhe unë nuk do të dëshiroja të merrem shumë me këtë çështje”, ka shtuar ai.
Gjermania i ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e deritanishme kualifikuese dhe do të kualifikohet në Kampionatin Botëror nëse e mposht Republikën Çeke në Pragë ditën e premte.
Trump zbulon se kush do të jetë ambasadorja e re e SHBA-së n...
FSHF i del në ndihmë 9-vjeçarit të Dinamos, i cili u plagos ...
Musliu: Sulmi në Ibër Lepenc u krye nga Radoiçiqi i mbështet...
Intervistë me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi
Shënoi hat-trick me Granadan, Myrto Uzuni pas ndeshjes: Jam ...
Hapet gara ndërkombëtare për linjën hekurudhore Vorë-Hani i ...