Bëhuni gati të shikoni asteroidin më të madh që do ti afrohet Tokës

23:47 | 30 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Jemi mësuar shpesh që të dëgjojmë mbi asteroidë që i afrohen Tokës.

Por 3122 Firence është objekti më i madh ndonjëherë që do të kalojë afër planetit tonë herët në mëngjesin e së premtes.

Në orën 05:06, me orën në Arizona, asteroidi me diametër 4.3 km, do të kalojë rreth 7 milionë km në distance nga Toka.

Asteroidi mund të jetë shumë i ndritshëm për tu parë me dylbi, por ju mund ta shikoni me një teleskop të vogël.

3122 Firence do të rrotullohet në aksin e vet në një periudhë prej 2 orë e 30 minuta dhe mund të ketë asteroid më të vogla rreth tij, por nuk është i rrezikshëm për Tokën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme