Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në autostradën Vlorë-Levan, pranë mbikalimit të Panajasë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:10. Automjeti tip “Benz” ka qenë në lëvizje kur flakët kanë përfshirë pjesën tek sedilja e pasagjerit.
Drejtuesi i mjetit, i cili ka qenë duke udhëtuar i vetëm, kur ka parë zjarrin ka ndaluar anës rrugës dhe ka lajmëruar policinë dhe zjarrfikësit.
Por flakët janë përhapur me shpejtësi dhe automjeti me targë “TR 5930 R” është djegur tërësisht, por për fat të mirë drejtuesi i tij nuk ka pësuar lëndime pasi ka dalë në kohë, transmeton tch.
Ndërkohë, zjarrfikësit që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa po punojnë për të zbardhur shkaqet e tij.
Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...