Aktorja Sandra Bullock, e cila ka një shtëpi në Teksas, ka dhuruar 1 milionë dollarë për Kryqin e Kuq Amerikan, me qëllim që të ndihmohen familjet e prekura nga uragani Harvey.
Donacioni është konfirmuar nga vetë organizata, shkruajnë mediat amerikane, transmeton portali arbresh.info
“Jemi shumë mirënjohës për për përgjigjjen e madhe dhe bujare të atyre që duan të ndihmojnë njerëzit e prekur nga kjo stuhi shkatërruese”, tha Elizabeth Penniman, zv.presidente e Kryqit të Kuq Amerikan.
Bullock është akorj e fundit që ka dhuruar ndihmë për njerëzit e prekur nga uragani Harvey. Familja Kardashian ka premtuar dhurimin e 500 mijë dollarëve për ushtrinë e shpëtimit dhe Kryqin e Kuq. /arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...