Mariana Mendes, 24-vjeçarja nga Brazili është një vajzë e re absolutisht shumë e bukur. Por “urryesit” nëpër internet shpesh i kanë thënë gjëra të ndryshme për shkak të nishanit të saj të madh dhe të zi në fytyrë.
Mendes kishte lindur me këtë shenjë, e cila ia mbulon një pjesë të hundës, syrit të djathtë dhe faqes.
Kur ishte foshnje, nëna e saj kërkonte që mjekët të bënin ndonjë intervenim për t’ia larguar këtë shenjë, meqë mendonte se kur të rritej do ta tallnin. Por stilistja nga Juiz de Fora është mjaft e kënaqur me faktin se është ndryshe. Madje, për t’ua bërë këtë edhe më të qartë përdoruesve të internetit, realizoi edhe një seancë fotografie për të treguar thjesht se sa e mahnitshme është, transmeton Klan Kosova.
Mendes nuk është se vetëm nuk “merret” me fjalët negative të njerëzve, por ajo krenohet me këtë shenjë që e bën të dallojë nga pjesa tjetër e shoqërisë. Asaj i pëlqen kjo shenjë e lindjes dhe mendon se e bën edhe më të bukur.
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet për tetorin rozë, Kurti: Shërb...
Atdhe Nuhiu pensionohet nga futbolli aktiv
Steinbaum: Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosovës bie ...
Ushqimi për FSK-në, Maqedonci: Kjo është fushatë agresive, u...
MAShTI me shkresë ndaj komunave të Kosovës, shkak rastet e v...
Tifozat Kuq e Zi: Në 14 tetor gjithmonë fitojmë