Në prag të ndeshjes kundër Lihtenshtejnit, trajneri Christian Panucci ka zhvilluar disa prova në formacionin e kuqezinjve, ku befasia më e madhe mban emrin e Ansi Agollit që rrezikon vendin e titullarit në krahun e majtë të mbrojtjes.
Gjatë seancës së vetme të zhvilluar dje në “Selman Stërmasi”, Christian Panucci u ka shpjeguar lojtarëve të tij disa lëvizje taktike.
Është e përditshmja ‘Panorama Sport’ që ka publikuar formacionin e mundshëm të kuqezinjve.
Befasia vjen nga mbrojtja ku surpriza e këtij grumbullimi Hysen Memolla pritet të marrë vendin e titullarit, ndërsa Panucci në sulm do të rrezikojë duke luajtur me dyshen Sadiku-Llullaku.
Kujtojmë që ditën e shtunë në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, Kombëtarja Shqiptare do të presë Lihtenshtejnin në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...