Gjërat e tmerrshme që mund t’i ndodhin një të apasionuari pas librave

21:46 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

Për ata që i duan librat, gjëja më e mirë që mund të ndodhte është krijimi i tyre.

Për sa kohë letërsia ekziston këta njerëz janë të lumtur. Por ka disa gjëra të vogla që u ndodhin çdo personi të dhënë pas leximit dhe që nuk janë aspak të pëlqyeshme.

-I keni parasysh librat me seri? Kanë dalë sërish në modë dhe për momentin janë ndër më të shiturit në botë. E pra, nuk ka gjë më të mërzitshme sesa të presësh një apo dy vjet për vazhdimin dhe … të zhgënjehesh.

-1 orë apo 12, një autobus, avion, tren… dhe ke harruar të marrësh me vete një libër. Orët të duken javë, shkruan botimeshqip.com

-Pyet të gjithë dashamirët e librit nëse preferojnë më shumë librin apo filmin bazuar në të dhe përgjigjja do të jetë gjithmonë: libri. Më keq akoma kur imazhi i krijuar në mendje për një personazh të caktuar libri shkatërrohet totalisht nga aktori që e luan atë në film.

-Unë marr libra hua, gjithmonë e kam bërë një gjë të tillë. Dhe si rrjedhim edhe vetë jap libra hua. Kështu që e di fare mirë që nuk ka gjë më të keqe sesa t’i japësh libra dikujt që palos faqet e tij për t’u kujtuar për vazhdimin apo edhe më keq, bën nënvizime. Kurrë! Librat janë për t’u lexuar, jo për t’u bërë projekte arti.

-Ke lexuar 500 faqe dhe… autori vendos të vrasë personazhin tënd të preferuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme