Mbaron mbledhja e Aleancës për Shqiptarët pa vendim për koalicion me Lëvizjen Besa

21:49 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

Kryesia qendrore e APSH-së sot pasdite ka pasur mbledhje në të cilën është diskutuar propozim marrëveshja për koalicion me Lëvizjen Besa në zgjedhjet lokale, njofton Zhurnal.mk

Mirëpo, sipas burimeve të Agjencisë së lajmeve Zhurnal në këtë mbledhje nuk është sjellë ndonjë vendim për koalicionim zyrtarë mes Lëvizjes Besa dhe APSH-së.

Edhe në konferencën për shtyp sot në Tetovë, kreu i saj Ziadin Sela sqaroi disa detaje për zgjedhjet lokale duke folur edhe mbi mundësinë e koalicionit në këto zgjedhje me Lëvizjen Besa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme