Shqipëria fiton minimalisht (FOTO)

21:29 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

Shqipëria U19 e drejtuar nga Erjon Bogdani ka zhvilluar sot në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit një miqësore me bashkëmoshatarët e tyre të Gjeorgjisë.

Ndeshja është zgjidhur me anë të një goditjeje dënimi, kur Sadik Çela ka shënuar në minutën 35-të.

Me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që as në të dytën nuk pati më gol dhe gjithçka u mbyll me fitoren e kuqezinjve, që do të luajnë edhe një test tjetër miqësor të premten.

lista u19vs geo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme