Google ADS

A mund të humbet virgjëria me tamponë?

21:25 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

A jeni e virgjër por frikësoheni se futja e tamponit do të bëjë që ta humbni virgjërinë?

Atëherë dëgjoni mirë: Çdo vajzë që është me menstruacione mund t’i përdorë tamponët.

Tamponët funksionojnë njësoj si për vajzat që janë të virgjra, si për ato që bëjnë seks.

Dhe, pavarësisht se futja e tamponit në vagjinë mundet rastësisht ta zgjatë apo çajë cipën e virgjërisë së një vajze, tamponi assesi nuk do t’ua humbë virgjërinë – vetëm seksi mund ta bëjë këtë.

Qoftë nëse një vajzë vendos të përdorë tamponë apo mantare, kjo është krejtësisht vendim i saj.

Shumica e vajzave që janë aktive – veçanërisht ato që preferojnë notin – dëshirojnë të përdorin tamponë që të mos mungojnë në sportin e preferuar.

Mund të merr pak kohë praktikimi i tamponit për herën e parë.

Për disa vajza, tamponët me maje cilindrike janë më të lehtë në fillim.

Sidoqoftë, nëse dëshironi të përdorni tamponë, ndiqni instruksionet hap-pas-hapi në kutinë e blerjes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme