Filmimet e fundit nga Iraku shfaqin militantët e ISIS-it që po dorëzohen para forcave të vendit, disa ditë pas luftimeve intensive në provincën Ninieveh.
Videoja që po qarkullon nëpër mediat sociale tregon xhihadisët duke u gjunjëzuar në një qytet në shkretëtrië, që dyshohet të jetë al-Ayadieh, transmeton portali arbresh.info
Gjatë javës së kaluar, militantët e Shtetit Islamik janë nisur drejt qytetit al-Ayadieh, pasi u mposhtën në një nga fortesat e fundit në Tal Afar.
Zyrtarisht, ushtria e Irakut ka njoftuar se ka rimarrë në kontrollë gjysmën lindore të al-Ayahieh që kontrollohej nga ekstremistët.
Rreth 150 deri në 200 luftatarë të ISIS-it janë nisur drejt qytetit në fjalë, ka theksuar gjenerali Andreë A Croft, zëvendës komandant i njësive ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të.
Tal Afar ishte në shënjestër të sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA-të, pasi grupi xhihadist kishte vënë kontroll në qytet menjëherë pas marrjes së Mosulit./arbresh.info/
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren