Në procesin gjyqësor “Lagja e Trimave” gjatë fjalës përfundimtare të palës mbrojtëse, avokatët kërkojnë rihapjen e seancës kryesore dhe pranimin e të gjitha dëshmive të propozuara nga avokatët e të akuzuarve për shkak se, sipas tyre, prokuroria nuk ka arritur t’i vërtetoj provat dhe argumentet që janë marrë si bazë e akuzës.
Avokatja Artene Iseni tha se pala mbrojtëse kërkon që të gjithë të akuzuarit në rastin Lagja e Trimave duhet të lirohen si të pafajshëm.
Kujtojmë që në fjalën përfundimtare të prokurorisë është kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të gjithë të akuzuarit. “Gjykata, qytetarëve, të akuzuarve dhe familjarëve të viktimave mund t’ju ofroj vetëm një gjysmë të vërtetë të rasteve në fjalë. Në të kundërtën, opsion i vetëm në këtë kualifikim dhe me provat e deritanishme më mbetet të kërkoj lirimin nga akuza të të gjithë të akuzuarve”, tha Artene Iseni, avokate.
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe