Meka është një ndër qytetet më të rëndësishme për besimtarët e fesë myslimane.
Meka konsiderohet si vendlindja e Profetit Muhamed dhe është një ndër vendet që vizitohet më së shumti në botë.
Pika qendrore e Mekës është Qabeja ose ‘Shtëpia e Perëndisë’, që është e mbuluar me një pëlhurë të zezë të qendisur me ar. Pelegrinët që vizitojnë Mekën gjatë Haxhit duhet t’i sillen Kabahut shtatë herë, transmeton portali arbresh.info
Në Mekë gjendet një bunar i quajtur ‘ZamZam’, uji i të cilit besohet se sjell shumë të mira shëndetësore.
Meka e lashtë ishte një oazë në rrugën e karvanit që lidhte botën e Mesdheut me Arabinë Jugore, Afrikën Lindore dhe Azinë Jugore.
Pelegrinazhi në Mekë njihet si ‘Haxh’. Haxhi është një nga pesë pikat themelore myslimane që njihen si ‘pesë shtyllat e Islamit’.
Një ndër ritualet më të njohura në Mekë është ‘hedhja me gurë e djallit’, ku pelegrinët hedhin gurë në tri shtylla të ndryshme të haxhit që përfaqësojnë djallin.
Shpallja e parë e Kuranit ishte vendosur në Mekë.
Meka gjithnjë e më shumë është duke u zgjeruar dhe është duke u modernizuar. Në Mekë ndodhet ndërtesa e tretë më e madhe në botë, e njohur si ‘Abrah Al Bait’.
Më shumë se 15 milionë myslimanë nga e mbarë bota e vizitojnë Mekën gjatë periudhës së Haxhit.
Xhamia e Mesxhidit është xhamia më e madhe në botë. Ajo është e vendosur rreth Qabesë./arbresh.info/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...