Shqipëria më 2 shtator do të takohet në ‘Elbasan Arena’ me Lihtenshtajnin derisa në këtë takim, do të mungojë ‘lojtari i 12-të’, ‘Tifozat Kuq e Zi’, transmeton arbresh.info.
“A thua sa nga këto bileta i janë ndarë policisë? A do të mund të duartrokasin ata me kallashnikovë me duar? Nëse ata që menaxhojnë me futbollin shqiptarë mendojnë se kjo është rruga e duhur, i dëshirojmë punë të mbarë.
E kemi thënë shumë herë më parë, tash e një vit, nuk do të kthehemi në stadiumet shqiptare deri në ditën që policia me kallashnikovë largohen nga stadiumet dhe na trajtojnë si qenie njerëzore. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë përkrahjen për Kombëtaren në të gjitha stadiumet europiane.
PO, DO TË JEMI EDHE NË fyrom ME 5 SHTATOR. #1KOMBËTARE”, shkruhej në këtë njoftim duke konfirmuar se “TKZ” nuk do të mungonin në Strumicë, përballë Maqedonisë.”, njoftojnë ‘Tifozat Kuq e Zi’ në faqen e tyre zyrtare. /arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...