Koalicioni i udhëhequr nga amerikanët ka kryer sulme ajrore për të ndaluar një konvoj që evakuonte militantët e Shtetit Islamik nga kufiri Liban-Siri në drejtim të Irakut.
Koalicioni thotë se nuk është goditur konvojin, por “rrënoi” një rrugë në Sirinë lindore dhe bombardoi automjetet e ISIS-it, transmeton portali arbresh.info
Më herët, i dërguari i SHBA-ve në koalicion dënoi evakuimin, i cili u negociua nga ushtria libaneze, ushtria siriane dhe aleati i saj Hezbollahu.
Brett McGurk këmbënguli që “terroristët duhet të vriten në fushën e betejës”.
Ai gjithashtu tha se koalicioni do të “ndihmojë në sigurimin që këta terroristë kurrë nuk mund të hyjnë në Irak ose të largohen nga ajo që mbetet nga kalifati i tyre i pakësuar”./arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...