Aktorja e dashur Nurgul Yeşilçay ka hedhur në gjyq kompaninë e produksionit të serialit “Fate të Kryqëzuara” për një shumë të konsiderueshme parash të pashlyera.
Aktorja e njohur në Shqipëri për rolin e Gylserenit pretendon se nuk është paguar ende nga “Endemol Shine Turkey”, kompani e cila shpalli falimentimin në muajin korrik, për pjesën që i takon nga shitja e serialit jashtë Turqisë.
“HaberTurk” raportoi se Yeşilçay i bashkohet kështu listës së gjatë të aktorëve të cilët kanë hedhur në gjyq kompaninë për detyrime të papaguara. Pjesë e listës janë edhe aktoret e mirënjohura Songul Oden (e njohur si Gymyshi), Leyla Tanlar (Xhansu) dhe Alina Boz (Hazal).
Sipas medias turke, “Gylserenit”, e cila luajti për më shumë se gjysmën e serialit, i takonte të merrte 3 për qind të të ardhurave nga shitja e serialit jashtë Turqisë. Ajo akuzon kompaninë se as nuk e ka njoftuar lidhur me shumën e përfituar nga shitja jashtë vendit e serialit.
Sipas të dhënave të autoriteteve turke, “Fate të Kryqëzuara” ishte seriali më i shitur jashtë vendit për vitin 2016.
Seriali, i cili theu rekorde shikueshmërie, është shitur në më shumë se 50 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë ku Televizioni Klan ka blerë të drejtat e transmetimit.
Pritet me interes vendimi i gjykatës turke, duke pasur parasysh se “Endemol Shine Turkey” tashmë është një kompani që ka shpallur falimentimin, megjithëse shumë aktorë nga disa seriale të suksesshëm pretendojnë se nuk janë paguar për shërbimet e tyre.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...