Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të vizitojë në mesjavë Shkupin, në kthim të vizitës që kreu dy muaj më parë në Athinë, homologu i tij maqedonas, Nikola Dimitrov.
Sipas ish Ambasadorit të Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin, pritshmëritë nga kjo vizitë janë të vogla, megjithëse shefi i diplomacisë greke i mban letrat të mbyllura.
Megjithatë Nano Ruzhin për Zhurnal shprehet se ardhja e Kotzias në Shkup është një hap i rëndësishëm dhe një tregues se mardhëniet po përmirësohen dhe se ekziston vullnet për bashkëpunim.
“Një gjë është e qartë se pritshmërinë nga vizita e Kotzias në Shkup janë tejet të vogla, përshkak se kjo është vetëm vizita e parë e Kotzias këtu pas formimit të Qeverisë së re. Ardhja e Kotsias në Shkup është një hap i rëndësishëm dhe një simbol se marrëdhëniet po përmirësohen dhe ekziston vullnet për bashkëpunim. Elementi i dytë është që marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë do të relaksohen, dhe Maqedonia pas atyre viteve të 99 përsëri do të gjejnë gjuhë të përbashkët me Greqinë. Dhe elementi i tretë është, sikurse është thënë në deklaratat, se nuk do të flitet për emrin, edhe pse mendoj se nuk mund të anashkalohet kjo temë, por do të vendoset një platformë një kornizë për bisedime dhe negociata të mëtejshme për diplomaci. Është evidente se Maqedonia dëshiron që problemet ti shtyjë sa më larg, dhe të fitojë mbështetje për anëtarësim në NATO para se të zgjidhet ky problem në lidhje me emrin. Këto me shumë mundësi do të jenë elementet për të cilat do të bisedohet në katër sy”, ka deklaruar për Zhurnal, ish Ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”