Gjiganti Mabetex Group ka uruar presidentin e kësaj kompanie Behgjet Pacollin me rastin e ditëlindjes.
Zyra qendrore e kësaj kompanie në Lugano në një letër të përbashkët kanë falënderuar liderin e Mabetexit për mundësinë që u është dhënë në biznesin botëror.
I nderuari Z.President,
Me këtë letër të përbashkët, sot nga zyra qendrore në Lugano, të gjithë bashkëpunëtorët e Grupit Mabetex anë e mbanë botës, i nderuar President, themelues i kësaj kompanie globale, ju dëshirojmë ditë të lumtur, së bashku me familjen, më të dashurit dhe miqtë. Të gjithë ne, ju dëshirojmë shëndet, hare dhe shumë vite të tjera për të vazhduar me punën e juaj si udhëheqës në Republikën e Kosovës e gjithashtu si lider global në biznesin botëror. Ju falënderojmë me gjithë zemër për të gjitha ato që i ke bërë për kompaninë dhe mundësinë që na e keni dhënë. Gjithashtu ju falënderojmë për punën e bërë për Kosovën të cilën e keni pasur gjithmonë në largpamësinë dhe në zemrën e juaj.
Me respekt, Mabetex Group
“Kosova Kosova” brohorasin kadetët dhe ushtarët amerikanë, O...
“Mirror”: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar për pushime n...
Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të ...
Gërvalla në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme në...
Policia jep detaje për vrasjen e Florim Zeqirit, rasti duke ...
Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, policia nis he...