Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje Ankandin e Letrave me Vlerë KV013-17, Obligacion Qeveritar me maturitet 7 vite në vlerë nominale 10 milionë euro.
Kjo është hera e parë që u ofertua për një afat të tillë 7 vjeçar.
Fondet e huazuara përmes këtij ankandi janë emetim i ri dhe do të shërbejnë për financimin e buxhetit sipas kalendarit të letrave me vlerë.
Në këtë ankand tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë prej 17.40 milionë euro, kurse u pranua vetëm shuma e shpallur paraprakisht e që është 10 milionë euro.
Blerësit kryesorë sipas kategorive ishin bankat, kompanitë e sigurimeve dhe fondet pensionale.
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...