Arsenalit i largohet një mbrojtës nga klubi

14:21 | 30 Gusht 2017
Arbresh Info

Arsenali ka njoftuar se Kieran Gibbs i është bashkuar West Bromwich Albionit për një tarifë të pazbuluar.

Kieran, i cili iu bashkua akademisë së “Topçinjve” në vitin 2004 si një adoleshent, u largua nga gjiganti londinez pas 230 paraqitjeve, transmeton portali arbresh.info.

Mbrojtësi Kieran Gibbs ka bërë 230 paraqitje te skuadra e Arsenalit
Mbrojtësi Kieran Gibbs ka bërë 230 paraqitje te skuadra e Arsenalit

27-vjeçari ishte pjesë e skuadrës që fitoi trofeun “FA Cup” sezonin e kaluar, ku në përgjithësi bëri 22 ndeshje.

Kieran Gibbs ka qenë një shtyllë për skuadrën e parë të trajnerit Arsene Wenger për një dekadë./arbresh.info/

Të ngjashme