Google ADS

Monaco refuzon ofertën nga Liverpooli për superyllin e tyre

14:14 | 30 Gusht 2017
Arbresh Info

‘Le 10 Sport’ mëson që Monaco ka refuzuar të holla të mëdha për yllin Thomas Lemar.

“Redsat” kanë ofruar 72 milionë, përfshirë Divock Irigin, për talentin e shumëvlerësuar por klubi francez i ka informuar ata se nuk janë të interesuar në futbollistin belg, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht faktit që Kylian Mbappe është i vendosur për largim, AS Monaco së fundmi ka nënshkruar me Stevan Joveticin dhe Balde Diao Keita, të cilët priten të ndihmojnë Radamel Falcaon në front.

Mesfushori Thomas Lemar kushton më shumë se 72 milionë euro
Mesfushori Thomas Lemar kushton më shumë se 72 milionë euro

Si rezultat i kësaj, ata mendojnë të shesin Lemarin vetëm nëse paguhet plotësisht tarifa e kërkuar, dhe deri tani mësohet se reprezentuesi francez kushton më shumë se 72 milionë euro.

“Redsat” dëshirojnë të përforcojnë departamentin e mesfushës këtë verë dhe besohet se janë duke u përpjekur për të arritur një marrëveshje për huazimin e Renatos Sanchesit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme