Google ADS

Banka Botërore e investitorët kërkojnë më shumë efikasitet (VIDEO)

13:17 | 30 Gusht 2017
arbresh.info

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, kërkon nga Korporata Energjetike e Kosovës që me kohë të përgatisë vendimet për shpronësim të pronave që preken nga realizimi i Projekti për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës, zona kadastrale Hade dhe Shipitullë, Obliq.

“Veçmas tani kur jemi edhe në përgatitje të ndërtimit të termocentralit ‘Kosova e re’ që edhe Banka Botërore edhe investitorët kërkojnë që të jemi shumë efikas dhe shumë të saktë në çështje të shpronësimeve dhe në çështjen e zhvendosjes së popullatës nga ato prona,” është shprehur kryeministri Mustafa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Në këtë mbledhje është marrë vendim për shpronësim të 11 pronave që preken nga realizimi I Projekti për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës, zona kadastrale Hade dhe Shipitullë, Obliq.

“Nuk është ushtruar ndonjë ankesë që nga dëgjimet publike, dhe prandaj këto prona mund të shpronësohen për nevoja të KEK-ut,” është shprehur Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala.

/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1525305187534568/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme