Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve në Kosovë ka kërkuar që të zbardhet fati i personave të cilët figurojnë të zhdukur.
Ai ka përshëndetur guximin, dinjitetin dhe vendosmërinë e familjeve për të gjetur të vërtetën dhe drejtësinë.
“Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, unë përshëndes guximin, dinjitetin dhe vendosmërinë e familjeve për të gjetur të vërtetën dhe drejtësinë. E ndjej dhimbjen dhe humbjen e tyre, dhe shpresoj që qeveritë do të bëjnë gjithçka që munden, duke përfshirë dhënien e informacioneve për të zgjidhur fatin e të pagjeturve, dhe për të mbështetur familjet që ata lanë prapa”, ka shkruar O’Connell.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...